7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski thotë se Maqedonia përballet me kërcënimet hibride ruse

Pendarovski thotë se Maqedonia përballet me kërcënimet hibride ruse

Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski, në hyrje të Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.

“Në lidhje me aleancën e NATO-s, kjo luftë në Ukrainë ka provokuar edhe më gjerë disa nga kërcënimet hibride me të cilat jemi përballur minimum në 4 vitet e fundit. Duke folur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut mund të ju them se jemi duke u përballur me këto kërcënime hibride që na vijnë nga Federata Ruse që nga viti 2018, që kur e kishim referendumin për çështjen e emrit, të cilin e ndryshuam për t’u bërë anëtare të NATO-s”, deklaroi Pendarovski.

“Janë ende disa pika të brishta në rajon, e dine të gjithë, Veriu në Kosovë, Republika Serbe, pika të brishta për të cilat jemi më të vëmendshëm, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor por të gjithë aleatët perëndimor duhet të kenë më shumë kujdes për këto pika të buta, të brishta, në të kundërtën, destabilizimi i gjithë rajonit mund të fillojë diku”, shtoi ai.

Rusia parqet “kërcënim direkt” për sigurinë e vendeve të NATO-s, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili në hapje të Samitit tregoi për vendimet e rëndësishme që do të ndërmerren në kohë të një botë të rrezikshme dhe konkurruese.

“Do të pajtohemi për Konceptin Strategjik të NATO-s për të sigurinë në të ardhmen, do të përforcojmë edhe më tej mbrojtjen tonë me më shumë forca, gatishmërinë dhe aftësi më të fuqishme. Do të sigurohemi se Aleanca është e furnizuar mirë për t’u përballur me sfidat e reja të sigurisë. Do ta përforcojmë partneritetin tonë me fqinjët e afërt dhe në mbarë botën. Do të demonstrojmë se dyert e NATO-s mbeten të hapura duke i ftuar Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen në Aleancë”, tha Stolentbeg.

Përndryshe në këtë Samit, delegacioni i Maqedonisë së Veriut kryesohet nga presidenti Pendarovski, ndërsa atje janë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Petrovska në Facebook shkroi se ky Samit i NATO-s është historik për të adresuar sfidat kryesore, ndërsa ka radhitur se në fokus është forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes afatgjatë të NATO-s, lansimi i Konceptit Strategjik të NATO-s 2030 dhe ruajtja e unitetit e solidaritetit transatlantik të Aleancës.

Kryediplomati Osmani postoi fotografi ku tregon se e ka uruar ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavusoglu për mbështetjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments