2.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmePendarovski të mërkurën do t'ë ndajë mandatin për të formuar qeveri...

Pendarovski të mërkurën do t’ë ndajë mandatin për të formuar qeveri të re

Të mërkurën , Pendarovski do t’ia dorëzojë mandatin për qeverinë e re liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Në një prononcim për Sitelin e mëngjesit të sotëm, kreu i shtetit ka konfirmuar se tashmë ka pasur kontakte me liderin e ri të LSDM-së.

Nga e mërkura fillon afati 20 ditor që mandatari i ri i kryeministrit të dorëzojë në Kuvend përbërjen dhe programin e punës së qeverisë së re. Me marrjen e kandidaturës nga Kuvendi, fillon një afat i ri prej 15 ditësh, në të cilin kryeparlamentari Xhaferi duhet të caktojë seancën në të cilën do të zgjidhet Qeveria. Mbi të, mandatari i ri do të ketë ekspozitën e tij pas së cilës fillon debati i cili mund të zgjasë deri në 2 ditë, përkatësisht votimi duhet të bëhet jo më vonë se dita e dytë para mesnate.

Kovaçevskit do t’i duhet shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve për të zgjedhur një qeveri të re.

Plani i grupit parlamentar të LSDM-së është para festës së Krishtlindjes ose menjëherë pas Krishtlindjes më 8 janar në Kuvend të dorëzohet programi dhe përbërja e re e Qeverisë, ndërsa seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të caktohet javën e ardhshme. që deri të shtunën, më 18 janar, kabineti i ri dhe zyrtarisht të marrin dritën jeshile nga deputetët.

Dimitar Kovacevski do të jetë 1

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments