-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski: Shfuqizimi i Marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë euro-integrimin e Maqedonisë...

Pendarovski: Shfuqizimi i Marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski konsideron se nuk mund të bisedojmë për integrime evropiane nëse nuk duam marrëveshje për fqinjësi të mirë me fqinjët. Nuk mbështet referendum me të cilin do të shfuqizohej Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, sepse kjo, siç tha, do ta ndërpriste integrimin evropian të vendit. Kjo, thekson, do të ishte njëjtë sikur të besojmë se mund ta shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, ndërsa të besojmë se mund të bëhemi anëtare e NATO-s. Kjo, potencoi Pendarovski, nuk është e mundur.

“Ky nuk është qëndrim im ad-hok, ky është i bazuar në argumente dhe në proces të të menduarit çka mund të sjellë ai referendum nëse është i suksesshëm. Të mos ketë ndonjë huti, të përsëris edhe një herë. Nëse ju e kontestoni ose bëni përpjekje që ta kontestoni përmes referendumit Marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe integrimet dhe bisedimet evropiane, kjo është njëjtë sikur dikush tu thotë se mundeni në referendum ta kontestoni ose shfuqizoni Marrëveshjen me Greqinë dhe të bëheni anëtare të NATO-s, nuk është e mundur. Domethënë, të mos kemi iluzione, marrëveshjet dypalëshe me fqinjët dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore siç i quajnë në BE janë një prej parakushteve kyçe, gjithnjë edhe kanë qenë, për integrim të cilitdo shtet jo vetëm nga ky rajon, por edhe nga e gjithë bota pas komunizimit pas vitit 1990”, deklaroi Pendarovski.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media me presidenten sllovake Zuzana Çaputova, përsëriti se nuk mund të flasim për integrime evropiane nëse nuk duam të kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë, me siç theksoi, fqinjët e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments