Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Çeki, ku me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit nga homologu i tij çek Petër Pavel. Të dy zhvilluan kokë më kokë ku biseduan për marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE, partneritetin në NATO dhe situatën në rajon më gjerë. Kishte edhe takim plenar të delegacioneve, ku Pendarovski dhe Pavel mbajtën një konferencë për media.
Në fjalën e tij, Pendarovski theksoi se Republika Çeke është partner i dëshmuar i vendit, pasi ishte ndër të parat që na dha mbështetje dhe ndihmë konkrete në situata jashtëzakonisht komplekse politike dhe të sigurisë, siç është kriza e emigrantëve dhe pandemia Covid-19.
“Ajo që ne e vlerësojmë veçanërisht është përkrahja e hapur dhe e qartë e integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe negociatave për anëtarësim që po i zhvillojmë, me qëllim të zbatimit të të gjitha reformave thelbësore dhe integrimit tonë të shpejtë në BE”, tha Pendarovski.