7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski në video-bisedë me ambasadoren e re të Lituanisë

Pendarovski në video-bisedë me ambasadoren e re të Lituanisë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot përmes video-lidhjes ka biseduar me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Lituanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Zagreb.

Për shkak të pandemisë së KOVID-19, ambasadorja Ragukjene, në vend të ceremonisë protokollare në Kabinetin e presidentit, letrat e akredituara i dorëzoi në mënyrë me shkrim.

Duke dërguar urim për emërimin e funksionit, presidenti Pendarovski, siç theksoi kabineti i tij, shprehu bindje se angazhimi i ambasadores Ragukjene do të japë kontribut të rëndësishëm në përforcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët.

Duke u kthyer në aspiratat strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, presidenti Pendarovski shprehu falënderim për sinqeritetin dhe mbështetjen e fuqishme të Lituanisë në rrugën tonë euroatlantike.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale me pandeminë e KOVID-19 në të dy shtetet, si dhe për ballafaqimin me sfidat e aspektit socio-ekonomik shëndetësor.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi sukses ambasadores së Lituanisë në kryerjen e kësaj detyre, duke theksuar se në atë drejtim e ka mbështetjen e tërësishme dhe ndihmën e institucioneve tona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments