5.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmePendarovski: Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe...

Pendarovski: Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike

Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike, ku liria e shprehjes është e drejtë dhe përgjegjësi që mund ta ushtrojë secili prej nesh, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave.

Në mesazh, Presidenti thotë se Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias, e cila këtë vit i kushtohet lirisë së shprehjes si shtytëse e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, po festohet në kuadrin e krizave të shumta që pushtojnë të sotmen tonë.

“Politikanët, qeveria, opozita, sektori civil – të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të zëshëm në sigurimin e të drejtave më të mëdha, sigurisë dhe kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit e medias, në mënyrë që ata të kryejnë profesionalisht detyrën e tyre të përgjegjshme. Të informojmë me kohë, saktë dhe pa censurë, pa presione politike apo biznesore”, thotë Pendarovski.

Së bashku me gazetarët, shton ai, të luftojmë kundër lajmeve të rreme sepse qytetarët kanë të drejtën e informacionit të saktë, në kohë dhe të verifikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments