Sot, në festën tonë më të ndritshme Ilinden i përkujtojmë gjeneratat të cilat luftuan për dy republikat tona – atë të Krushevës në vitin 1903 dhe atë të KAÇKM-së në vitin 1944. Të udhëhequr nga idetë progresive për liri politike dhe drejtësi sociale, të rinjtë ishin forca e vërtetë shttytëse e dy Ilindenëve. Të rinjtë të parët u ngritën në luftë kundër fashizmit dhe u bënë bërthama e ushtrisë nacional-çlirimtare. Vetë KAÇKM-ja, para së gjithash, ishte mbledhje e të rinjve. Ne sot kemi shtet të lirë të Maqedonisë së Veriut falë të rinjve nga gjenerata e Ilindenit dhe ajo antifashiste, thuhet në urimin e presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ilindenit.
“Është integrimi evropian ai që do të na ndihmojë të realizojmë këtë interes jetik kombëtar. Prandaj, ne duhet t’i kapërcejmë pa vonesë mosmarrëveshjet tona, të bashkohemi rreth fillimit të menjëhershëm të negociatave dhe të mos humbim kohën e të rinjve. Sepse nëse e humbim këtë shans do ta humbim pjesën vitale të shoqërisë maqedonase, thotë në urim presidenti Stevo Pendarovski