4.2 C
Tetovo
E enjte, 14 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski ,më 11 shtator 2023, do t’i mbledhë në Shkup presidentët e...

Pendarovski ,më 11 shtator 2023, do t’i mbledhë në Shkup presidentët e rajonit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 11 shtator 2023 në Shkup do të jetë organizator së bashku me presidentët e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe të Kroacisë, Zoran Millanoviq, të takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, i cili do të mbahet më 11 shtator 2023.

Vende pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni janë: Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Kroacisë dhe Mali i Zi, të përfaqësuar në nivel të presidentëve të shteteve.

Procesi Bërdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013, me iniciativë të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë dhe është iniciativa më prestigjioze rajonale e cila jep rezultate politike dhe nxit dialog politik midis vendeve të rajonit me çështje të hapura. Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brioni takohen minimum një herë në vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments