Presdienti i shtetit, Stevo Pendarovski në “Click Plus” në TV21 tha se presidenti francez Emmanuel Macron e ka pyetur se cilat janë vërejtjet e Maqedonisë së Veriut për propozimin e parë francez, ndërsa vetë Pendarovski i është përgjigjur se propozimi i parë ka qenë vetëm për fotografi.
“Në takimin tim të parë me Macron, ai më tha se cilat janë vërejtjet tuaja kryesore dhe nëse mund t’i kënaqim që të mos shkojmë sërish në Sofje, që atje të hapin Parlamentin dhe Qeverinë etj. Unë i thashë këto gjëra, ne nuk marrim negociata, nuk fillojmë negociatat. Ai më thotë se si nuk filloni? Ju keni konferencën tuaj të parë. Por nuk është hapje, është simbolike, është mundësi për fotografim… Nëse është vërtet hapje, na jepni skrining pas kësaj, sepse sa herë kur hapen negociatat, ke skrining që zgjat 12-14 muaj. Të skanojnë në të gjitha fushat, pastaj thonë, nënvizojnë, kërkojmë këtë në suaza të bisedimeve”, thotë Pendarovski. burimi