10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski: Institucionet shtetërore, sektori privat dhe qytetar të sigurojnë kushte për arritjet...

Pendarovski: Institucionet shtetërore, sektori privat dhe qytetar të sigurojnë kushte për arritjet e inovatorëve të rin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mbrëmë, përmes një videolidhje, foli në ngjarjen përmbyllëse të „Generation Unlimited – Sfidë Rinore” të këtij viti, gjegjësisht në prezantimin e zgjidhjeve të pesë ekipeve finaliste.

Duke folur në temën me iniciativë “Si mundet teknologjia digjitale të ndikojë për përfshirje më aktive të fëmijëve dhe të rinjve me pengesa në arsim dhe në jetën e përditshme”, presidenti Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, theksoi se të rinjtë nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuar në këtë segment në vendin tonë, gjegjësisht se më shumë pritet zgjidhjet inovative të vijnë nga qytetarët më të rritur.

“Kjo është rruga e vërtetë në të cilët duhet të ecim, dhe kur do të përfundojë kriza të mos i harrojmë mjetet digjitale të cilat na ndihmojnë dhe fillimisht do të na ndihmojnë të gjithë neve, të gjitha kategorive të personave, ndërsa veçanërisht personave me pengesa. Duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet dhe edhe më shumë këtyre personave t’ua lehtësojmë qasjen në arsim, por edhe nga të gjitha institucionet tjera. Për shembull, para se të fillojë pande(MEDIAL), e pakuptimtë ishte që mësimi të zhvillohej onlajn”, theksoi shefi i shtetit.

Pendarovski: Institucionet shtetërore, sektori privat dhe qytetar të sigurojnë kushte për arritjet e inovatorëve të rinj

Duke potencuar se secila zgjidhje e ofruar inovatore është shumëfish më e vlefshme nëse mundet të zbatohet në mënyrë praktike dhe konkretisht t’iu ndihmojë personave me pengesa në përditshmërinë e tyre, presidenti Pendarovski tha se të rinjtë të cilët e kanë pranuar sfidën Generation Unlimited dhe zgjidhjet e të cilëve kanë vlerë aplikuese, shumë më shpejtë e kapin hapin në krahasim me gjeneratën më të vjetër.

“Institucionet shtetërore duhet t’i njohin më shpejtë dhe më mirë, përpjekjet e gjeneratës së re në këtë pjesë të zgjidhjeve kreative. Dhe t’iu japin hapësirë, që t’iu japin resurse, që t’iu ndihmojnë konkretisht që t’i zhvillojnë idetë e tyre deri në fund. Por duhet edhe të lidhen institucionet shtetërore, sektori privat, organizatat qytetare dhe të ekzistojë një sinergji me qëllimin e vetëm – të sigurojmë kushte për realizimin e kreatorëve dhe inovatorëve të rinj dhe për një kohë shumë të shkurtë të shohim zbatimin e shpikjeve të tyre”, tha Pendarovski.

„Generation Unlimited – Sfidë Rinore” iu bën thirrje inovatorëve të rinj në gjithë botën që të dizajnojnë zgjidhje të cilat do ta përmirësojnë arsimin, punësimin dhe përfshirjen qytetare. Sfida rinore, e cili këtë vit realizohet në 40 vende është iniciativë e cila në mënyrë globale len përshtypje të fuqishme dhe shërben si shembull për atë se çka mund të arrijnë të rinjtë, theksojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Në vendin tonë, sfida realizohet tashmë dy vite me radhë. Projektin e realizon UNICEF-i në partneritet me Fondacionin Telekom për Maqedoninë dhe SmartAp-Laborator për Inovacione Sociale Shkup. fc/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments