2.6 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmePendarovski – Fajon: Raporti i KE-së është udhërrëfyes për zbatimin e mëtejmë...

Pendarovski – Fajon: Raporti i KE-së është udhërrëfyes për zbatimin e mëtejmë të reformave

 Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot e priti zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila qëndron për vizitë në vend, informon shërbimi për shtyp i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e fuqishme sllovene në integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit kanë ndarë mendime dhe informata për raportin e Komisionit Evropian dhe vlerësuan se ai është një udhërrëfyes i qartë për zbatimin e mëtutjeshëm të reformave vendore.

Në takim është biseduar edhe për sfidat e krizës energjetike dhe ekonomike, luftën në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin rajonal, perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ballkanit Perëndimor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments