8.7 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmePendarovski do t’i lajmërohet Erdoganit për ekstradimin e Palevskit

Pendarovski do t’i lajmërohet Erdoganit për ekstradimin e Palevskit

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mendon që ditëve të ardhshme t’i dërgojë mesazh presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ekstradim të Lupço Palevskit, i dyshuari i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, që të ndodhë sa më shpejtë. Pendarovski në intervistë për 360 Gradë thotë se nuk duhet të lejohet që procesi të zgjasë tejmase.

“Kjo është punë e ministrit të Drejtësisë i cili këtë e ka bërë (dërgoi kërkesë për ekstradim), megjithatë rasti është voluminoz që të lëmë ashtu të zhvillohet përmes disa korridorëve burokratikë dhe ajo Zot mos thuaj të zgjasë me muaj ose me vite”, thotë Pendarovski i pyetur se nëse ka shanse që mund të akuzohet se po përzihet në pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Turqi.

Në pyetjen se nëse është e mundur të ketë zvarritje nga pala turke, lidhur me kërkesat e Turqisë për dërgim të pjesëtarëve të FETO-s nga Maqedonia e Veriut, presidenti tha se personalisht deri te ai nga Erdogani në vitin 2019 ka ardhur një kërkesë e tillë si kusht që Turqia ta ratifikojë protokollin për inkuadrim të vendit në NATO.

“ia shpjegova situatën presidentit Erdogan nga të gjithë aspektet, duke e përfshirë edhe faktin jokontestues se ne dëshirojmë të bëhemi anëtare e Aleancës në të cilën ka edhe shtete të tjera përafërsisht të fuqishme të cilat ndaj nesh dërgojnë kërkesa tejet të kundërta, se nëse ajo edhe ndodhë do të kemi probleme të llojeve tjera me ratifikimie të tjera në të njëjtin proces të inkuadrimit. Erdogan tejet mirë më kuptoi dhe ditën e nesërme koordinatori në Parlamentin turk nga grupi i tij i deputetëve mori detyrë dhe për  orë e ratifikuan këtë marrëveshje, pa pasur kërkesa lidhur me ata  persona diçka konkrete. Edhe pse në atë kohë MPJ-ja jonë dha përgjigje decide se pjesë e konsiderueshme nga ata persona nuk janë në territorin tonë, ndërsa për të tjerët deri në atë shifër prej  personave kërkoi argumente plotësuese se bëhet fjalë për pjesëtarë të një aksioni terrorist”, tha Pendarovski.

Presidenti shtoi edhe se sipas informatave nga karakteri i inteligjencës të cilat ai i merr, pjesa më e madhe e të ashtuquajturve “Gjylenistë” nuk ndodhen më në vend.

“Deri tani kjo nuk është ngritur në asnjë nivel, edhe pse nuk ka nevojë që të ketë rast të këtillë që kjo çështje të ngritet. Autoritetet turke e dinin se në atë periudhë dhe pas rasteve të tjera ta ngrisin. Deri në këtë moment deri te unë nuk ka ardhur një kërkesë e tillë”, potencoi Pendarovski..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments