Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, me të cilat parashihet që punëtorët e Korridorit 8 të punojnë deri në 60 orë në javë. Ai gjithashtu ka theksuar se Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D nuk e ka në formën e saj origjinale dhe as nuk e ka parë.
Pendarovski tha se fillimisht do të dëgjojë debatin parlamentar dhe më pas do të prononcohet për secilin nga tetë ligjet që lidhen me “Bechtel dhe Enka”.
“Jo, nëse mbetet në atë variant, jo, sepse tashmë ka një vendim. Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli atë dispozitë jokushtetuese në një ligj tjetër. Nuk mund të përsërisim gabimet. Edhe sikur ta nënshkruaj, e nuk do ta kërkoj nëse është kështu, është e qartë se Gjykata Kushtetuese pas vendimit të mëparshëm do ta shpallë sërish jokushtetuese”, tha Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a do të nënshkruajë ndryshimet në e Ligjit për Marrëdhënie të Punës.
Kreu i shtetit konfirmoi se nuk e kishte parë Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D.
“Nuk e kam parë, ju e dini vetëm, si ta quaj, është bërë një deklasifikimi i pjesshëm për deputetët që kanë certifikatë sigurie. Kështu që nuk e kam në formën e tij origjinale. Së pari, dua të shoh debatin parlamentar, çfarë do të jetë në Komision dhe të shoh se çfarë çështjesh do të dalin nga ai debat, megjithëse ju e dini qëndrimin tim. Dua t’i shoh versionet përfundimtare të të gjitha atyre tetë ligjeve që janë në procedurë parlamentare dhe në fund, natyrisht, këtë e kërkon Kushtetuta nga unë, do të prononcohem për secilin”, nënvizoi Pendarovski