17.9 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmePendarovski do të mbajë fjalim në konferencën për sfidat e dezinformimit

Pendarovski do të mbajë fjalim në konferencën për sfidat e dezinformimit

“Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është quajtur konferenca që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës presidenciale për edukim politik dhe në bashkëpunim me fondacionin “Metamorfozis”.

Në hapje do të mbajnë fjalim presidenti Stevo Pendarovski, ambasadori holandez Dirk Jan Kop, si dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i fondacionit “Metamorfozis” dhe prof.dr Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit të programit të Qendrës presidenciale për edukim politik, këshilltar i kryetarit për politikë të brendshme, politikë të jashtme dhe çështje kushtetuese dhe profesor inordinar në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” pranë USHCM-së.

Në sesionin “Situatat dhe sfidat aktuale lidhur me ndikimin e dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut” do të mbajnë fjalim Erold Musliu, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, Mile Boshnjakovski, sekretar i përgjithshëm në Kabinetin e presidentit, Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në fondacionin “Metamorfozis” dhe Biljana Georgievska, drejtoreshë ekzekutive e “Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë”.Në suaza të konferencës do të mbahet edhe sesion “Zgjidhjet dhe hapat e ardhshëm – rekomandime për veprim të përbashkët” ku do të mbajnë fjalim Elida Zulbeari, udhëheqëse e projektit në fondacionin “Metamorfozis”, Svetllana Siljanoska, bashkëpunëtore për komunikime dhe marrëdhënie me opinionin për NATO-n dhe çështje të sigurisë në Qeveri, Petra Balazhiq, përfaqësuese e “Qendrës për Perspektiva Evropiane” nga Sllovenia dhe Rosana Aleksoska, përfaqësuese e Asociacionit Civil – MOST.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments