Presidenti Stevo Pendarovski priti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Abdullah Hoti. Në takim, u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi zhvillimet aktuale në të dy vendet, mbi perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbi masat e përgjithshme të marra në trajtimin e krizës Covid-19.
Pendarovski shprehu besim se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe do të konfirmohen nga iniciativa konkrete, të cilat njëkohësisht do të kontribuojnë në një rajon të prosperuar dhe të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e përshpejtuar rajonal.