Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar ambasadoren e SHBA, Angela Aggeler me të cilën, siç thekson, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe eurointegrimet e vendit.
“Me ambasadoren amerikane Angela Aggeler theksuam se marrëdhëniet bilaterale mes vendeve tona po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, në përputhje me miqësinë afatgjatë maqedono-amerikane dhe në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO.
Shkëmbyem mendime dhe informacione për zhvillimin e procesit të integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, si dhe për situatën në rajon më të gjerë në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës..