19.1 C
Tetovo
E premte, 27 Qershor, 2025
BallinaLajmePemë të shkulura, makina të dëmtuara në disa pjesë të qytetit si...

Pemë të shkulura, makina të dëmtuara në disa pjesë të qytetit si dhe rrugë të vërshuara nga uji, janë dëmet e shkaktuara në Tetovë nga reshjet e rrëmbyeshme dhe stuhitë

Pemë të shkulura makina të dëmtuara në disa pjesë të qytetit si dhe rrugë të vërshuara nga uji. Këto janë pasojat e reshjeve të forta të shiut por edhe erës që mbrëmjen e sotme kaploi vendin.

Për fat të mirë nga informatat që arritëm të sigurojmë nga zjarrfikësit, dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka të lënduar. Si pasojë e rrëzimit të një peme në anën e majtë të bulevardit Boris Kidriç, pa energji elektrike kanë mbetur disa objekte banimi dhe lokale, ndërsa ekipet e EVN-së bashkë me zjarrfikësit, kanë dalë në terren për të ndihmuar banorët në disa lagje të Tetovës”, njoftojnë autoritetet.

Pemë të shkulura ka edhe përgjatë autostradës Tetovë-Gostivar, por pa dëme të mëdha materiale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments