9.4 C
Tetovo
E martë, 9 Dhjetor, 2025
BallinaLajmePDSH-Tetovë njofton: Kuvendi Zgjedhor i Degës mbahet më 13 dhjetor

PDSH-Tetovë njofton: Kuvendi Zgjedhor i Degës mbahet më 13 dhjetor

Dega e Tetovës e Partisë Demokratike Shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se më 13 dhjetor, ditën e shtunë, në ora 11:30, në sallën e sportit të Sh.F. “Liria” në Tetovë, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës.

Sipas njoftimit, gjatë muajve të fundit Dega ka zhvilluar një proces të thellë konsolidimi të brendshëm, duke përfshirë hapjen ndaj prurjeve të reja, verifikimin e anëtarësisë aktuale dhe rritjen e transparencës së brendshme.

“Ky proces ka krijuar bazën e nevojshme për zhvillimin e një kuvendi të rregullt, përfaqësues dhe plotësisht në përputhje me statutin e Partisë Demokratike Shqiptare,” tha për TetovaSot Fatmire Isaki, anëtare e këshillit koordinues për riorganizim.

Në Kuvendin e 13 dhjetorit pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese: Kryetari i Degës dhe Kryesia e Degës, të cilat do të kenë misionin të udhëheqin strukturën me efikasitet dhe vizion politik.

Nga PDSH-Tetovë theksojnë se procesi i reformimit nuk përfundon me këtë kuvend, por do të vazhdojë përmes:

intensifikimit të komunikimit me qytetarët,

rritjes së përfshirjes së grave dhe të rinjve,

forcimit të kapaciteteve organizative,

hapjes ndaj anëtarëve të rinj.

Gjithashtu, sipas Isakit, riorganizimi është pjesë e një procesi më të gjerë që do të shtrihet edhe në degët e tjera të PDSH-së, me synim forcimin e funksionimit dhe rritjen e efikasitetit në mbarë strukturën e partisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments