Sot në Tearcë të Tetovës u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së. Me votë unanime të delegatëve, Bedri Shabani u zgjodh kryetar i Degës së PDSH-së në Tearcë.
Në kuadër të punimeve të Kuvendit Zgjedhor, u zgjodh edhe Kryesia e re e Degës së PDSH-së në Tearcë, e cila do të udhëheqë aktivitetet politike dhe organizative të partisë në periudhën e ardhshme.
Nga PDSH theksuan se procesi zgjedhor u zhvillua në frymë demokratike dhe me pjesëmarrje të plotë të anëtarësisë, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e strukturave partiake në nivel lokal




