Partia Demkratike Shqiptare dënon ashpër gjuhën e Taravarit i cili në mes tjerave thotë se“…ta bëjmë qeverinë e pastaj brenda 6 mujve ti bëjmë ndryshimet kushtetuese…”. Kjo nuk paraqet asgjë tjetër përveç se ai grupim i ashtuquajtur vLEN nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse grupi rreth Taravarit të akomodohet në pushtet dhe rruga për integrim në BE të ngelë e bllokuar njejtë siç deklarohet edhe VMRO-ja e Mickovskit. Qytetarët shqiptar dhe të tjerë me votën e tyre për kandidatin për president të Frontit Eurpianë z.Bujar Osmani dhe në zgjedhjet parlamentare për kandidatët për deputet të po këtij koalicioni Fronti Europian, ku bën pjesë edhe PDSH-ja do të mundësojnë zhbllokimin e këtyre proceseve integruese ku vetëm pas ndryshimeve kushtetutuese do të formohet qeveria e re me çka Maqedoni e Veriut do të ec drejt BE. Taravari dhe ju të vLEN, shqiptarët nuk kanë nevojë nga ju të dëgjojnë qëndrimet e Mickovskit të VMRO-së në versionin shqip.