7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePDSH / Ali Ahmeti në “kënd të vdekur”. Kryeministri shqiptar pa koncept...

PDSH / Ali Ahmeti në “kënd të vdekur”. Kryeministri shqiptar pa koncept politik është manipulim i radhës!

12.o6.2020

Në konferencën e sotme, jam shumë i interesuar që opinionit dhe mediave t’u sqaroj pozicionet e PDSH-së. Çështja e parë për të cilën dua të flas është se PDSH është dakord dhe e përgaditur për të patur zgjedhje në 5 korrik, jemi të përgaditur e mendojmë se është data e preferuar, jeni të gjithë bashkëpjesmarrës në komunikimin tonë këto 3 muaj të vështira të pandemisë, dhe qëndrimet tona në muajn e fundit janë që zgjedhjet duhet sa më shpejtë të mbahen edhe pse situata është e vështirë, duhet t’a debllokojmë këtë mënyrë të funksionimit të qeverisë ku forcat politike më shumë përkujdesen për rejtingun e tyre se sa për shëndetin e qyetetarëve dhe në të njejtën kohë besoj se janë përmbushur të gjitha kushtet që të kemi një ndryshim të madh kapital, historik që kuadrot e BDI-së të zëvendësohen me kuadro tjera të përgaditura.


Çështja e dytë që dua t’a ndaj me opinionin është që e përshëndes dhe e mbështes deklarimin e kryetarit LSDM-së se BDI-ja do të kalojë në opozitë, ju e dini dhe opinioni e di se ka 3-4 muaj që unë e kam dhënë qëndrimin tim publik se nuk do të jemë i gatshëm të jemë pjesë e qeverisjes në të cilën do të jetë edhe grupimi kriminal BDI në krye me Ali Ahmetin.
Çështja e tretë e cila dua të sqarohem para shqiptarëve është pseudo-ideja e Ali Ahmetit “për kërkesën e tij dhe të partisë tij për kryeministër shqiptar”. Të dashur shqiptar, duhet t’a kemi të qartë se ky është mashtrimi i rradhës së Ali Ahmetit, gënjeshtra e rradhës së Ali Ahmetit. Ndoshta shpirtërisht mund të kemi mirëkuptim për pozitën e tij, tashmë Ali Ahmeti gjendet në këndin e vdekur, ku gjithçka mbas e ke të pambrojtur. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë ide kombëtare, me asnjë ide për t’i çuar çështjet e shqiptarëve përpara, ky është manipulimi i rradhës së Ali Ahmetit dhe fyrje për të gjithë intelegjencën e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, por edhe për gjithë kombin shqiptar. Një njeri i cili para 19 viteve tha se j’u çlirova, dhe ne si komb e paguajtëm me qindra të vrarë, me mijëra shtëpi të shkatëruara, me miljarda euro të shkatëruara të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe me këtë deklaratë ai e vulos mashtrimin e rradhës. Të gjitha të ariturat që ai i përmend, qoftë integrimin e Maqedonisë në NATO, qoftë marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit, qoftë avansimin për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk janë meritat e tij. Vetëm dua të ju përkujtoj qytetarëve se Ali Ahmeti mua dhe PDSH-së na ka ngulur thikën në 2008 kur i ofroi Gruevskit një qeverisje pa asnjë kushtëzimi. Janë 10 vite qeverisje të Ali Ahmetit dhe Gruevskit, dhe nuk kemi asnjë ecje përpara, këtë e vërteton vet Ali Ahmeti dhe BDI-ja kur tash e përmendin se tani e kemi bërë këtë dhe atë, para 10 viteve thonin e kemi bërë këtë e atë, por unë mendoj se shqiptarët sidomos këtë herë duhet të mobilizohen të gjithë që të realizojmë qëndrimin madhor dhe historik dhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja duhet të kalojnë në opozitë dhe pastaj të presim momentin kur të jenë të sinqertë, të drejtë dhe korrekt që të mund të rrikthehen në qeverisje.
Gazetari: “Kryetar sa mendoni se kopjohet ideja e PDSH-së sepse pikërisht para disa viteve ishte ideja juaj për kryeministër shqiptar?”

Më keq është kur kopjohen idetë e tjetër kujt, por le që Ali Ahmeti nuk e ka atë aftësi, PDSH-ja nuk ka qenë engjull i pagabushëm i politikës shqiptare, por lus për mirëkuptim për fjalorin që do përdor, budallallëqe ska përdorur asnjëherë, gënjeshtra ska folur asnjëherë. Nxjerja jashtë kontekstit e idesë PDSH-së për Zv.Kryeministër bëhet vetëm për të fituar poena politik. U përkujtoj edhe një herë se deklarata ime në 2014 nuk është se unë do të bëhem kryeministër i Maqedonisë, por duke synuar pozitën e Zv.Kryeministrit të Maqedonisë, unë defakto do të jemë kryeministri i shqiptarëve në Maqedoni, që dua të them se pozita që ofron Ali Ahmeti e kryeministrit është mashtrim dhe shaka, në Gjakovë shakaxhinjve u vendosin emra tjerë. Nëse kryeministri shqiptar pas vetes nuk bart koncept politik si kandidati për Zv.Kryeministër Menduh Thaçi konceptin politik të demokracisë konsensuale, dhe parandalimin e diskriminimit ekonomik në aspektin etnik, kjo është shaka e rradhës, por unë nuk kam dert t’i spjegoj Ali Ahmetit sepse ai nuk kupton asgjë, unë mundohem që shqiptarëve të Maqedonisë se është mashtrim i madh, budallallëk i madh sepse figura në pushtet shqiptar, nëse pas vetes nuk ka koncept politik, ajo i ngjan figurave dhe personaliteteve në ish Jugosllavi, në Jugosllavi ka pasur edhe kryetar të kryesisë së Jugosllavisë, dhe nuk ka qenë asgjë. Ne sot në Rumuni, një shtet me 25-30 miljon banorë, presidenti i tyre është gjerman, mirëpo presidenti gjerman nuk e ka konceptin nacional të popullit gjerman që e përdor për në Rumuni, kështuqë krejt imitacioni apo këndi i vdekur ku gjindet Ali Ahmeti dhe ska shpëtim, është edhe pasojë e këshillimit të këshilltarëve të tij për një ide se pozita e Zv.Kryeministrit që kërkon PDSH-ja, ja ka marrë të gjitha argumentet e ekzistencës politike të BDI-së në skenën politike, sidomos në pushtetin e tanishëm. Këtu është një dallim jashtëzakonisht i madh sepse bisedohet për koncepte politike, dhe definitivisht realizimi i konceptit të pozitës Zv.Kryeministrit shqiptar që pretendon PDSH-ja, është koncept etik, moral dhe modern politik. Ku keni parë në botë që dikush të kërkojë presidentin e Amerikës, dhe mos të japë emër, ku keni parë një kryetar partie del në fushatë dhe mos të pranojë që mos të kandidohet për postin kryesor, kemi z.Mickovski dhe z.Zaev që janë kandidat për kryeministër dhe kjo është politika etike e moralshme dhe moderne, politika e Ali Ahmetit është mashtrim i kombinuar me shaka.
Gazertari: “A mendoni se është e pamundur për kryeministër shqiptar?”
Nuk është momenti të bisedohet për këtë çështje, sepse kryeministri shqiptar pa konceptin e demokracisë konsensuale është imitim i bajatshëm i funksionimit të ish Jugosllavisë, ku mund të përmend edhe emra por nuk dua për shkak se janë të vdekur, por çfarë dobie kanë pasur shqiptarët e Jugosllavisë që kishin kryetarin e kryesisë Jugosllavisë shqiptar, kështuqë është e bajatshme që kjo ide të komentohet më shumë dhe i kisha lutur të gjitha forcat politike, analistë dhe juve gazetarëve të mos merreni me këtë çështje, sepse është një aeroplan marketingu i papërgjegjshmërisë së rradhës së Ali Ahmetit.

Gazetari: “A mund të ketë acarime të marrëdhenjeve ndëretnike, acarime, pasi ngrihet një koncept nacional?”
Jo nuk besoj, do të ketë vetëm një acarim të brendshëm të strukturës së BDI-së ku një pjesë e funksionarëve të BDI-së kur do t’a kuptojnë se më nuk do te4 jenë në qeverisje, janë probleme individuale, ndërsa filmi i kërcënimit të Ali Ahmetit me acarim të marrëdhenjeve ndëretnike mendoj se ka përfunduar nga viti 2000.
Gazetari: “Kryetar edhe një pyetje, keni qenë kryetari më i ashpër në thirje për respektimin e masave lidhur me virusin, ndërsa tani thoni se duhet të mbahen me datë 5 korrik. Sa mendoni se rrezikohen jetët e qytetarëve duke ditur sistemin shëndetësor që kemi?”
I kisha lutur që nga të gjitha deklarimet e mia, asnjë të mos nxjerin nga konteksti. Duhet maksimalisht të jemi të kujdes’shëm dhe i lus të gjithë qytetarët t’i respektojnë maksimalisht masat, sikur të ishim në orë policore dhe pse nuk jemi në orë policore, duhet të kemi respektim të pastërtisë, mbajtjes së maskave, dorezave… Në anën tjetër kam thënë gjatë deklarimeve të mija se kjo është luftë e gjatë, dhe nuk duhet të jemi të frikësuar dhe të shashtrisur, por duhet të jemi të kujdes’shëm, këtë luftë do t’a fitojmë dhe u apeloj të gjithë qytetarëve që të gjithë së bashku të luftojmë t’a mundim koronavirusin, domethënë që nuk duhet të punojmë asgjë, të mos lëvizim…
Tash jemi në moment ku e kuptojmë të gjithë se kjo nuk do të zgjatë dy javë, ndoshta me muaj ose më shumë se një vit, dhe ne nuk mund të jemi të paralizuar. Që mos të keqkuptohem, sdi çfarë i thash Bujarit, artist, aktor, sakrificë e Ali Ahmetit, nuk mund të paralizohemi në aktrimin e Bujar Osmanit, ne duhet të ecim përpara, t’i mbajmë zgjedhjet duke respektuar të gjitha masat, dhe të kemi qeverisje funksionale, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme, e cila qeverisje ka lënë pas vetes marketingun zgjedhor. Çfarë qeverisje kemi tash, të komplikuar mes disa forcave politike, dhe më shumë ka përkujdesje për çështjeve të rejtingjeve individuale apo partiake se sa për shëndetin e qytetarëve.
Definitivisht është e qartë te shqiptarët se sistemi kadroviko-shëndetësor që BDI-ja e ka në dorë, është jofunksional, është imitim, vetëm ndiqni qëndrimet e ekspertëve të komisionit për shëndetësi në raport me sjelljet e Bujar Osmanit, dhe vërtetohen të gjitha qëndrimet e OBSH-së, kështuqë në këtë situatë unë mendoj se kemi një mal me argumente se duhet të shkojmë në zgjedhje. Është e vërtetë se numri i njerëzve që do dalin në zgjedhje do të jetë më i vogël se zakonisht, mirëpo nuk mund të ngelim në këtë situatë të pashpresë, duhet të kalohet definitivisht.
Më lejoni të jap një përgëzim, edhe pse njihem për kritik, për ministrin e shëndetësisë, për komisionin me të gjitha të metat që kanë pasur, tash u vërtetua se këto institucione nuk gënjejnë. Besoj do të pajtohemi se të gjithë skeptikët kanë pritur se 4-5 ditët e fundit do të kemi zvogëlim të numrave të të infektuarve nga ana e ministrit dhe komisionit, që t’a regullojnë situatën dhe të shkojmë në zgjedhje, dhe kjo nuk ndodhi, domethënë ka sjellje korrekte institucionale, dhe kjo në aspektin shëndetësor, të shtyn të bindesh se situata është nën kontroll. Pres që javën e ardhshme numri i të infektuarve të ulet, dhashtë Zoti asnjë mos të vdesë, por nuk mund të jemë folklorik të them se do presim edhe 3 javë apo 1 muaj që numri të kalojë në 0, nuk duhet mashtruar opinioni me disa shtete që kemi për rreth apo disa më larg. Ka një tendencë të fqinjëve tanë që janë shtete që mvaren shumë nga turizmi që numrat të zvogëlohen, për shkak të shpresës se do të ketë funksionim të turizmit, mirëpo kur kemi parasyshë se Gjermania, një alamet shtet dhe sistem i përsosur shëndetësor, para 3 ditëve tha se nuk ka hapje të kufijve për vendet e treta, flet se kjo situatë do të vazhdojë edhe më gjatë. Do të ishte mirë që ne si shtet të bëjmë një restart të funksionimit normal të institucioneve të qeverisë, të kemi qeveri me kapacitete të plota të funksionimit dhe në gadishmëri për marrje të përgjegjësisë dhe jo një qeveri ku dikush thotë ndryshe, ndërsa dikush ndryshe, dikush thotë se qytetarët nuk i respektojnë masat, dikush do të bëjë rejting duke hapur xhamitë apo kishat. Nga gjithë kjo analizë ne kemi ardhur në përfundim se data e zgjedhjeve duhet të jetë 5 korriku.”
Shërbimi për Informim, PDSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments