15.9 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmePD prezanton koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Përfaqëson shumicën absolute dhe...

PD prezanton koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike

Partia Demokratike mbajti një takim ku u bë edhe prezantimi i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se ky koalicion përfaqëson elitat politike dhe ka në përbërje sipas tij qendrestare, patriotë dhe ekspertë të shquar.

“Nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem shqiptarëve bashkë me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite. Tu drejtohem shqiptarëve në një moment historik të cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për tu ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë. Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjes së shqiptarëve për liri e dinjitet, për një Shqipëri të jetueshme, “Made in Albania”, madhështore, Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve. Ky koalicion që inaugurohet sot para shqiptarëve përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e tij vajza e djem, burra e gra, qendrestarë të pamposhtur, patriotë, personalitete dhe ekspertë të shquar”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ky koalicion është ndryshe nga çdo koalicion i mëparshëm, duke e quajtur atë një bashkim transparent dhe të vendosur, që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.

Ai theksoi se ky koalicion nuk përfaqëson të panjohur, por individë të rinj që vlerësojnë shqiptarët, duke shtuar se është krijuar për të sfiduar qeverinë aktuale, që e akuzon për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Berisha gjithashtu deklaroi se ky koalicion ka ngjallur shpresa të mëdha te qytetarët shqiptarë.

Kurrë ndonjëherë para kombit s’është paraqitur një koalicion i tillë, me këtë vendosmëri të palëkundur. Ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por të transparencës, i djemve dhe vajzave që i vlerësojnë shqiptarët. Koalicioni përfaqëson të gjitha shtresat dhe komunitetet e ndryshme të kombit shqiptar. Koalicioni është pritur me gëzim dhe interes të madh nga shqiptarët. Koalicioni ynë është përballë narko-regjimit, lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion ka ndezur shpresat e shqiptarëve”- tha Berisha.

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në prezantimin e koalicionit të PD “Shqipëria Madhështore”, iu përgjigj sulmeve të kryeministrit Edi Rama.

Berisha ia ktheu me batuta kreut të qeverisë, epitetet që ai ka përdorur ndaj opozitës me fjalë të tilla si “zhabat”, “hardhucat” etj, duke theksuar se kjo është alternativa e mazhorancës. Kreu demokrat i tha Kujtim Gjuzit se duhet t’ja japë mustaqet Ramës, pasi sipas tij kryeministri “u çmend pas atyre”.

Sali Berisha: Çfarë paraqet pala tjetër? Paraqet hardhucë, zhapinj, paraqet brektosa, zhaba… Ku je Kujtim, jepja ato mustaqe, bëj diccka me to, se po çmendet pas mustaqeve tua. Unë dhe ti e njohim kujtim, nga ana psikologjike, ia di ti arsyet pse.

Kujtim Gjuzi: Je Skënderbeu i shqiptarëve.

Sali Berisha: Një njeri që ka qeveris 12 vite dhe nuk iu thotë dot shqiptarëve një arritje. Edhe arritjet janë të nxira nga vjedhje të tmerrshme.

Premtimet

Berisha tha se koalicioni i tij do të nisë ndërtimin e Shqipërisë Madhështore duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve ekonomike për qytetarët. Ai premtoi rrogë minimale prej 500 eurosh dhe rrogë mesatare prej 1200 euro, si dhe ulje të taksave që do të shërbejnë për rritjen e pagave dhe përmirësimin e shërbimeve. Berisha gjithashtu premtoi kartën e konsumatorit dhe ilaçe cilësore për shqiptarët.

Për çmimet, ai theksoi se nafta nuk do të jetë më e shtrenjtë se në Kosovë dhe premtoi ulje të çmimit të energjisë, si dhe një çmim më të ulët për bizneset. Për të përndjekurit dhe pronarët, ai premtoi kompensim të plotë për çdo dëm që iu është shkaktuar.

Sali Berisha:  Ndërtimin e Shqipërisë madhështore ne e nisim nga dhimbja e shqiptarëve. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro dhe rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Taksat do të kthehen në rroga dhe shërbime. Ne premtojmë kartën e konsumatorit. Ilaçet do jenë krejt të tjera. S’do shiten ilaçe që kanë çerek efekti, do jenë cilësore. Kjo është një qeveri e pashpirt.

Këta përzunë gjitha kompanitë nga Tirana, i pushtuan vetë. Ne rrugët i ndërtuam me kompani të huaja, ndërsa këta ndërtojnë me Salillarin. Ilaçet i dominon Vilma Nushi. Merr fund nafta me këtë çmim. Nafta s’do jetë asnjë qindarkë më e shtrenjtë se në Kosovë. Energjia do të ulet, do të jetë 7 lekë. Për biznesin, do të jetë 6 lekë. Pronarët dhe të përndjekurit brenda mandatit të parë do të marrin çdo qindarkë që iu takon.

Partitë pjesë e koalicionit:

1. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj
2. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu
3. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka
4. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule
5. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka
6. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi
7. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa
8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
9. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri
10. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi
11. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
12. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani
13. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri
14. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni
15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj
16. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
17. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu
18. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova
19. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi
20. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi
21. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri
22. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno
23. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda
24. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski
25. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments