PayPal, një kompani pagesash në internet, njoftoi këtë mëngjes se do të ndalojë ofrimin e shërbimeve në Rusi. Kështu, kjo kompani u bashkua me një sërë kompanish financiare dhe teknologjike që ndërprenë aktivitetet e tyre pas pushtimit të Ukrainës.
“PayPal mbështet komunitetin ndërkombëtar në dënimin e agresionit të dhunshëm ushtarak kundër Ukrainës,” tha CEO i PayPal, Dan Shulman.