5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmePavle Trajanov: Protokolli është kontroverz, nuk duhet të nënshkruhet

Pavle Trajanov: Protokolli është kontroverz, nuk duhet të nënshkruhet

Protokolli i rënë dakord ndërmjet ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk duhet të nënshkruhet, sepse ai është i diskutueshëm dhe i lejon Bullgarisë të ndërhyjë drejtpërdrejt në punët e brendshme të Maqedonisë.

Protokolli i rënë dakord mes ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk duhet të nënshkruhet, sepse ai është i diskutueshëm dhe i lejon Bullgarisë të ndërhyjë drejtpërdrejt në punët e brendshme të Maqedonisë, veçanërisht në çështjet identitare, historike dhe arsimore.

Protokolli duhet të publikohet sa më shpejt që qytetarët dhe ekspertët ta shqyrtojnë atë. Në të njëjtën kohë, theksojmë se paketa, e cila përmban disa draft dokumente, kornizën e negociatave, konkluzionet e Këshillit të BE-së, Planin e Veprimit, rishikimet vjetore dhe protokollin, duhet të kalojë në një diskutim të gjerë, për të dëgjuar zëri i popullit. Gjatë këtij debati, ministrat duhet të përmbahen nga kërcënimet për ndjekje penale të atyre që kanë qëndrime të ndryshme, pastaj me tensione ndëretnike etj.Strategjia e dakorduar për konsultime të gjera duhet të zhvillohet në një atmosferë demokratike, me përgjegjësi dhe transparente, thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokratike.

burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments