Pavle Trajanov, lideri i Bashkimit Demokratik, një nga partnerët e koalicionit parazgjedhor të LSDM-së i përfaqësuar në Kuvend, shpreh rezerva për marrëveshjen me Alternativën për anëtarësim në Qeveri.
– Duhet të shohim marrëveshjen që është arritur, por nga ajo që është bërë publike, mendoj se është e panevojshme përfshirja e çështjeve gjyqësore dhe rishikimi i tyre në marrëveshje, siç është rasti “Monstra” e të tjera. “Ato kanë përfunduar me vendime përfundimtare, disa pas procedurave të përsëritura, dhe është e kotë të rihapen dhe të negociohen përsëri,” tha Trajanov për Focus.
Në të njëjtën kohë, ai thotë se fakti që tani në qeverinë e re në mesin e ministrave mund të ketë më shumë shqiptarë se maqedonas, sipas tij, e prish balancën etnike të paraparë me Marrëveshjen Kornizë.