1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePavle Trajanov LD: Rezultatet e regjistrimit nuk janë reale

Pavle Trajanov LD: Rezultatet e regjistrimit nuk janë reale

Sipas analizave fillestare të të dhënave të publikuara nga regjistrimi, Lidhja Demokratike vlerëson se ato nuk pasqyrojnë gjendjen faktike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në diasporë llogaritet se janë të regjistruar vetëm rreth 10% e maqedonasve, ndërsa në Maqedoni nga popullsia rezidente, kryesisht maqedonas, nuk janë të regjistruar mbi 130 mijë. Këto shifra imponojnë konstatimin se regjistrimi është i pasuksesshëm dhe duhet kërkuar arsyet dhe përgjegjësia.

Faktorët që ndikuan në dështimin e regjistrimit janë të shumtë: shkatërrimi dhe thirrja për bojkot të disa partive, përgatitjet e dobëta, metodologjia për kryerjen e regjistrimit, partishmëria, trajnimi i dobët i regjistruesve, mungesa e kontrollit etj”, thonë nga atje.

Nga Lidhja Demokratike propozon të bëhen kontrolle shtesë të të dhënave, ndërsa për popullsinë jorezidente (emigrantët) të bëhet një regjistrim shtesë./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments