23.8 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaPati thënë se Ukraina do të pushtohej për disa orë, vritet gjenerali...

Pati thënë se Ukraina do të pushtohej për disa orë, vritet gjenerali rus në Ukrainë

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, deklaroi se një tjetër gjeneral rus, Yakov Rezantsev, u vra pas një sulmi në qytetin jugor, Kherson. Ai ishte komandanti i batalionit të 49-të të ushtrisë ruse.

Një zyrtar perëndimor tha se ai ishte gjenerali i shtatë rus që vdes në Ukrainë dhe i dyti me gradën gjeneral lejtnant. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, morali i ulët i trupave ruse është i ulët dhe për këtë arsye, oficerët e rangut të lartë detyrohen të afrohen me vijën e frontit.

Në një bisedë të përgjuar nga ushtria ukrainase, një ushtar rus ankohej në ditën e katërt të luftës, pasi Rezantsev i kishte thënë që gjithçka do të mbaronte për punë orësh.

Sipas Ukrainës, viktima në luftë kanë rënë:

Gjeneral Lejtnant, Yakov Rezantsev

Gjeneral Major Vitaly Gerasimov

Gjeneral Major, Andrei Kolesnikov

Gjeneral Major, Andrei Sukhovetsky

Gjeneral Oleg Mityaev

Gjeneral Lejtnant, Andrei Mordvichev

Gjeneral Major Magomed Tushayev (e pa konfirmuar)

Mediat ukrainase raportuan të premten se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka pranë Khersonit, që ishte sulmuar disa herë nga ushtria e Ukrainës. Në këtë bazë raportohet të jetë vrarë edhe një tjetër gjeneral, Andrei Mordvichev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments