11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaTelegrami +Pasojat e bisedave të gjata në telefon

Pasojat e bisedave të gjata në telefon

Edhe pse rrjetet sociale tashmë luajnë një rol kyç përsa i përket komunikimit mes njerëzve, telefonat celularë mbeten të pa zëvendësueshëm. Shpesh ose rrallë, secilit prej nesh i rastis të ketë një bisedë relativisht të gjatë në telefon.  Nga sot duhet t’i vini një kufi kohës të cilën e shpenzoni për një bisedë telefonike, pasi kjo mund të ketë pasoja fatale për ju.

Pas gjysmë ore bisedë në telefon, ka premisa t’ju fillojë dhimbja e kokës. Ky konkluzioni është  arritur, pas një vendimi të fundit të dhënë nga Gjykata e Apelit në Brescia të Italisë, ku një kompani private u detyrua të dëmshpërblejë një person të prekur nga neuroinoma, një tumor beninj në nervin akustik.

I dëmtuari përdorte telefonin gjatë gjithë ditës në punë, çka dyshohet se i shkaktoi tumorin. Me rastin e kongresit për dhimbjen e kokës, “Headache 2017”, një grup studiuesish të shoqatës italiane të neurologjisë me në krye mjekun Aldo Quattrone, nxorën në pah rrezikun prej dhimbjes së kokës pas gjysmë ore bisedë në telefon.Përdorimi i gjatë i telefonit mund të shkaktojë dhimbje koke thonë ekspertët, e cila mund të shkojë deri në tumor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments