4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmePasi u përball me akuza, Kocevski thotë se do të rritet aktiviteti...

Pasi u përball me akuza, Kocevski thotë se do të rritet aktiviteti i organeve të hetuesisë

Pasi u përball me akuza për mosveprim dhe me paralajmërim me shkarkim, kryeprokurori Ljupço Kocevski si duket i ka marrë gjërat më me seriozitet. Nga atje paralajmëruan se do të rritet aktiviteti i organeve të hetuesisë veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

“Prokurori ndërmerr hapa për riorganizim serioz të forcave të Prokurorisë Publike e cila mundëson përndjekje më efikase penale të kryerësve të veprave penale, veçanërisht nga fusha e krimit financiar dhe korrupsionit”, thonë nga Prokuroria Publike.

  • Prokuroria, riorganizim të forcave
  • Veprat, nga fusha e krimit financiar dhe korrupsionit

Kryeprokurori Kocevski, ka angazhuar të gjithë prokurorët publik, urgjentisht përparësi t’u japin lëndëve për vepra penale nga fusha e korrupsionit me interes publik. Për këtë, të gjithë prokurorët kanë për obligim të kryejnë azhurnim të lëndëve në kuptimin e kontrollimit të veprave të ndërmarra nga urdhrat dhe kërkesat për përgjigje nga institucione tjera. Nëse ka vonesa të përgjigjeve, prokuroria do të kërkojë veprim me urgjencë. Prokuroria ka angazhuar prokurorët publik por edhe prokurorët e lartë publik të të gjitha prokurorive, në afat prej 10 ditëve të mbajnë mbledhje ku do të shqyrtohet vëllimi i punës së prokurorive lidhur me lëndët nga fusha e korrupsionit, sfidat për veprim dhe propozimet për tejkalimin e tyre.

“Për të gjitha këto aktivitete do të dorëzohen raporte deri te prokurori publik I Republikës së Maqedonisë së Veriut, e nëse konstatohen zvarritje të paarsyetuara të procedurave, do të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi veprimin e prokurorëve konkret publik”, shtuan nga Prokuroria Publike.

  • Raporte deri te Prokurori Publik
  • Mbikëqyrje e jashtëzakonshme

Prokuroria nëpërmjet një komunikate njofton se është ngritur procedurë disiplinore kundër një prokurori publik dhe një prokurori të lartë nga Prokuroria e lartë Publike në Shkup. Ky reagim vjen pas akuzave të VMRO-së se Kocevski për gjashtë muaj nuk ka iniciuar asnjë lëndë për të përndjekur dyshimet për vepra të organizuara kriminale. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments