Nesër paradite do të jetë shumë ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Pasi me 06.02.2023 e kaluam mesin e dimrit.Në RMV temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -13, ndërsa maksimalet pas dite do të arrijë nga 2 deri në 8 gradë.Ndërsa ditën e shtunë do të mbetet mot kryesisht me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit. Ditën e dielë do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për rënie të borës së lehtë në male dhe në vendet më të larta. Nga e hëna do të mbajë mot stabil me rritje të temperaturave të mëngjesit dhe ditës.

