7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePasi KE i dha Mininistrisë së Shëndetësisë vërejtje esenciale /Arben Taravari: Do...

Pasi KE i dha Mininistrisë së Shëndetësisë vërejtje esenciale /Arben Taravari: Do të punësohen 600 mjekë specializantë

Në kuadër të platformës në Qeveri – “100% të përkushtuar për ju,” e dedikuar për sektorët e shëndetësisë dhe politikës sociale, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi disa sfida të rëndësishme në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

“Duke marrë parasysh që potenciali njerëzor është shtylla mbështetëse e çdo sistemi shëndetësor, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria miratoi masën për punësimin e specializantëve privatë (300+300). Përveç kësaj mase, po bëjmë përpjekje për të mundësuar edhe punësimin e 1,200 personave të tjerë, theksoi Taravari.

Më tej, ai deklaroi se, pas më shumë se 10 vite ngërç, është përditësuar lista pozitive e barnave me 9 barna të reja gjenerike, përkatësisht 87 barna në forma të ndryshme, ndërsa vazhdohet të shqyrtohen aplikimet e dorëzuara nga kompanitë farmaceutike dhe pritet që në periudhën e ardhshme lista të zgjerohet me kategori të reja barnash.

“Për këtë masë, si Qeveri morëm lëvdata nga drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në kuadër të takimit të 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagë, theksoi ministri.

Sipas Taravarit, është ndërmarrë edhe zgjidhja e një problemi tjetër të gjatë në sektorin e shëndetësisë – heqja e pozicionit të drejtorit ekonomik, me qëllim reduktimin e shpenzimeve të panevojshme dhe përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

Përveç problemeve të përmendura, ministri kujtoi për realizimin e disa projekteve infrastrukturore në institucionet shëndetësore publike, si dhe investimet në pajisje të reja mjekësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments