10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePasi Arben Fetai zv.kryeministër për politika dhe qeverisje të mirë ia kujton...

Pasi Arben Fetai zv.kryeministër për politika dhe qeverisje të mirë ia kujton BDI-së, “Monstrën”, “Alfën”, “Sopotin”, vrasjen e Almir Aliut…OK…Atëherële të fillojë ti zgjidhë një nga një,t’a nis nga Rasti i Kumanovës me një rrigjykim.

www.telegrami.mk

Pak histori për Arben Fetain që nuk e përmendi rastin e Kumanovës në reagim ndaj BDI-së…

VLEN është në pushtet…të mer guximin të paktën të ketë një rrigjykim nga fillimi për të gjitha rastet por mëi rëndi është Rasti i Kumanovës…. sepse në gjykimin e parë kishte shumë paqartësi dhe dhunë shtetërore…gjykatësit edhe prokurorët por edhe vetë prezenca e zgjedhur mediatike ishte nën trysni të paparë të një shtetrrethimi nga shteti LSDM-BDI-DBK ndaj të gjithë të pranishmëve u përdor dhune psikologjike ,ndërsa ndaj të dënuarve u përdor aso kohe edhe dhunë fizike….që e potenconin gjatë gjykimit vetë të dënuarit për këtë rast…Arben Fetai je zv/kryeministër …kërko rrigjykim… njësoj KY RAST në aspektin juridik është I BARABARTË me ndërhyrjen e 27 prillit 2017 në parlament të RMV-së,nga vojvodat e VMRO-DPMNE-SË ,TË CILËT U FALËN KËTYRE DITËVE NGA Qeveria VMRO-Vlen…NËSE JE PËR POLITIKA TË BARABARTA DHE QEVERISJE TËMIRË …ASGJË TJETËR kërko RRIGJYKIM PËR RASTIN E KUMANOVËS ..edhe vojvodat bënë puç shtetëror ,me dhunë donin të mos ketë ndryshime në politikë …

Po sulmi ndaj Ziadin Selës a nuk ishte akt terrorist edhe më keq sepse kishte për qëlllim për likvidim jete të një politikani i zgjedhur me votë të një popullate tjetër-shqiptare ….???

Arben Fetai mos u tut të flasësh të vërtetën ,e mba veten intelektual … GUXIMI e dallon intelektualin…akush nuk kundërshton rastet e aferave në kohë ndarje pushteti VMRO-LSDM-BDI ..BDI.mba përgjegjësinë historike të tyre … QË TË MOS I NGJANI BDI-së ,pasi je VLEN filloni një nga një ti zgjidhni…që të ju besojnë se jeni ndryshe filloni me një rrigjykim nga fillimi i rastit Kumanova të vitit 2015 …le të del e vërteta …

Por kush është “Grupi i Kumanovës”?

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015 në datat 9 dhe 10 maj në Maqedoni, ku si rezultat i përplasjeve të armatosura në Kumanovë më konkretisht në “Kodrën e Trimave” kishin mbetur të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.

Të shtënat kishin nisur në orët e hershme të mëngjesi të 9 majit 2015, derisa lagja “Kodra e Trimave” ishte shndërruar në një zonë luftimesh të ashpra me banorët që ishin tronditur pa e ditur se çfarë po ndodhte dhe kush me kënd po luftonte. Pas përfundimit të luftimeve, lagjja ngjasonte me një gërmadhë.

Luftimet kishin zgjatur dy ditë, duke mbetur të vrarë 8 policë të Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës”, derisa pjesa tjetër  e grupit ishin dorëzuar dhe më pas edhe arrestuar.

Shumica e pjesëtarëve të këtij grupi ishin nga Kosova e që gjatë kohës së luftës në Kosovës disa kishin qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç kishin deklaruar nga ky grup, vendosja e tyre në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Derisa kjo ndërhyrje dhe bastisje e shtetit të maqedonas në lagjen “Kodra e Trimave” kishte ardhur në një kohë tensionesh politike Maqedoni, ku liderët e opozitës kishin organizuar protesta të mëdha e ku bënin thirrje që t’i jepej fund pushtetit të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Të vdekur nga luftimet në Kumanovë kishin mbetur Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Rexhaj, Samid Rashiti, Fatlum Vishella dhe Arben Rexhaj nga Kosova dhe Nysret Kolshi nga Shkupi.

Për Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizajn ka dyshime se mund të jenë vrarë pasi ishin arrestuar nga policia maqedonase në përfundim të aksionit të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Trupat e disa tyre janë varrosur në fund të majit 2015 në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, derisa trupi i Begë Rizajt është varrosur në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit

Ndaj personave të cilët ishin dorëzuar dhe më pas edhe arrestuar nga shteti maqedonas, Gjykata Themelore e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 746 vjet burg, duke i akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Përderisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg, shkruan REL.Edhe pse fillimisht nuk ishte përmendur emri i tij bashkë me të tjetër e Grupit të Kumanovës që u dënuan sot me 746 vjet burg dje me 7 jetë të përjetshme, më vonë u kumtua dënimi 40 vjet për Sami Ukshinin -Komandant Sokolin

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

I gjithë gjykimi në nëntorin e vitit 2017 ishte zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, derisa  pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” ishin larguar nga salla e gjyqit pas thirrjeve “UÇK, UÇK, UÇK”.

Grupi i Kumanovës u akuzua nga Gjykatat politike ishte kohë e qeverisjes VMRO-DPMNE-BDI për Terrorizëm

Në përgjithësi, këto janë disa nga rregullat themelore për grupet terroriste që mund të rishqyrtohen në ligj..sa prej këtyre karakteristikave nuk u panë në ndodhitë në Kumanovë

Arben Fetai të fillojmë me ndodhën ose nuk ndodhën në rastin e Kumanovës:

  1. Përdorimi i Dhunës: Grupet terroriste përdorin ose kërcënojnë të përdorin dhunë për të përhapur frikë dhe për të përmbushur qëllimet e tyre politike.?
  2. Qëllimet Politike: Qëllimet e tyre kryesore janë politike, duke synuar të ndryshojnë qeverisjen në një mënyrë që ata e shohin si më të favorshme për ta.?
  3. Taktikat dhe Metodat: Përdorin metoda dhe taktika të ndryshme për të arritur qëllimet e tyre, përfshirë sulme të papritura, sulme ndaj infrastrukturës civile dhe mbledhje fondesh përmes aktiviteteve të paligjshme.?
  4. Legaliteti: Aktivitetet e tyre janë të kundërshtuara dhe të paligjshme në shumicën e jurisdikcioneve, për shkak të natyrës së dhunshme dhe qëllimeve të tyre të cilat shpesh kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.?
  5. Identifikimi: Përkatësia në një grup terrorizmi përcaktohet nga autoritetet kompetente dhe ligjore, që i bën ata të ndryshohen nga grupet e tjera politike ose ushtarake.?

www.telegrami.mk

P.s.Asnjëherë nuk mund të pajtohem si gazetar 40 vjeçar në RMV se disa djem nga rasti i Kumanovës që i kam takuar dhe ndaj mendim tjetër nga Gjykata në Shkup që i i paraqet për një gazetar.. NUK janë TERRORISTË…DEM SHEHU …NEXHBEDIN LIKA -Tetova.. SAMI UKSHINI Komandant Sokoli me të cilin jemi bashkë Mesut Shabani-Radio Visari Tetovë në intervistë në gazetën më të madhe politike të Spanjës EL PAIS këtu e viti i largët 2001…respekte edhe të burgosurve të tjerë si njerëz dhe vuani padrejtësinë historike – mbi të gjitha sepse jeni shqiptar ….

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments