E Premtja e Madhe e Pashkëve është ditë lutjeje e heshtje, ditë e Mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit.
Kisha kremton Liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq, kundron rrugën e dhimbshme të kalvarit të Krishtit deri në epilogun dramatik të vdekjes së tij mbi Kryq.
Në nocionet e krishtera, e Premtja e Madhe është dita më e errët dhe më e trishtuar, e shënuar nga dhimbja, nga vuajtja çnjerëzore dhe kryqëzimi i Jezu Krishtit.