Maqedonia me Veriut dhe Mali i Zi renditen ne vendin e 40-të me 129 destinacione pa viza përkatësisht dhe Kosova renditet në vend të 63-të, ku poseduesit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 destinacione të ndryshme. Ndërkohë Shqipëria, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 43 me qasje në 123 destinacione.
Vitin e ri, Singapori e priti në krye të renditjes tremujore të pasaportave më të fuqishme në botë. Mbajtësit e këtij dokumenti të dëshirueshëm të udhëtimit gëzojnë qasje pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër në planet, tregon Indeksi i Pasaportave Henley.
Japonia është e dyta në renditje, me derë të hapur për 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar qasjen pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.
Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin e tretë, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me qasje në 192 destinacione pa nevojë për vizë paraprake.
Pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Evropian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Ai mbahet nga shtatë vende të BE-së, secila me qasje pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.
Në vendin e pestë janë pesë shtete – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – të cilat të gjitha kanë qasje pa viza në 190 destinacione.
Në anën e kundërt të renditjes, në vendin e 106, Afganistani mbetet i mbyllur në vendin e fundit, me qasje pa viza në vetëm 26 destinacione, dy më pak se një vit më parë. Siria është në numrin 105 (me 27 destinacione) dhe Iraku është në numrin 104 (me 31 destinacione).
Kjo do të thotë se hendeku mes lirive të udhëtimit që gëzojnë qytetarët në krye dhe në fund të renditjes nuk ka qenë kurrë më i madh.
Në vijim renditja e 10 pasaportave më të fuqishme për vitin 2025:
1. Singapor (195 destinacione)
2. Japonia (193)
3. Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Finlanda, Koreja e Jugut (192)
4. Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Norvegjia (191)
5. Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)
6. Greqi, Australi (189)
7. Kanada, Poloni, Maltë (188)
8. Hungari, Çeki (187)
9. Estonia, Shtetet e Bashkuara (186)
10. Lituani, Letoni, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)