-2.3 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaPas Trump, Musk sulmon ashpër Zelensky-n: Ushqehet me kufomat e ushtarëve ukrainas!

Pas Trump, Musk sulmon ashpër Zelensky-n: Ushqehet me kufomat e ushtarëve ukrainas!

Elon Musk po ndjek të njëjtën linjë agresive si Donald Trump, madje po e ngre edhe më shumë tonin e tij  kundër Volodymyr Zelensky-t. Një ditë pasi presidenti amerikan e quajti udhëheqësin ukrainas “diktator”, biznesmeni miliarder e akuzon Zelensky-n se nuk ka mbajtur zgjedhje.

“Duhet të jetë plotësisht e qartë se një sondazh i kontrolluar nga Zelensky për vlerësimin e miratimit të tij nuk është i besueshëm! Nëse Zelensky do të ishte vërtet i dashur nga populli i Ukrainës, ai do të mbante zgjedhje. Ai e di se do të humbiste shumë, pavarësisht se ka marrë kontrollin e të gjitha mediave ukrainase, ndaj anuloi zgjedhjet. Në fakt, populli i Ukrainës e urren, prandaj ai refuzoi të mbajë zgjedhje. Unë sfidoj Zelenskin që të mbajë zgjedhje dhe ta hedh poshtë këtë. Ai nuk do ta bëjë”, shkruan Musk.Ai gjithashtu beson se Trump po bën gjënë e duhur duke injoruar Zelensky-n dhe duke kërkuar të arrijë një traktat paqeje, ndërsa nënvizon se lideri i Kievit “ushqehet me kufomat e ushtarëve ukrainas”.

Presidenti Trump ka të drejtë që e injoron atë dhe zgjidh problemin e paqes, pavarësisht nga makineria e neveritshme, masive e ryshfetit që ushqehet me trupat e vdekur të ushtarëve ukrainas.”

Ukraina është nën ligjin ushtarak që nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022. Zgjedhjet presidenciale ishin planifikuar për tu zhvilluar në pranverën e vitit 2024, por Kushtetuta e Ukrainës ndalon zgjedhjet parlamentare ose presidenciale gjatë gjendjes ushtarake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments