12.2 C
Tetovo
E enjte, 16 Tetor, 2025
BallinaLajmePër tre mandate- kurgjë,plus një të pulenit, Mexhiti flladit me deklaratën :...

Për tre mandate- kurgjë,plus një të pulenit, Mexhiti flladit me deklaratën : Çairi do të bëhet komunë lidere, në shfrytëzimin e fondeve evropiane

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në konferencën e sotme për media theksoi rëndësinë e zgjerimit të burimeve buxhetore përmes fondeve evropiane, me theks të veçantë në programin Horizon Europe, si një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të komunës.

Mexhiti, i shoqëruar nga këshilltari i tij për financa dhe buxhet, Bujamin Bela, tha se prioritet i ekipit të tij është krijimi i një diversiteti në strukturën buxhetore dhe sigurimi i burimeve të reja të financimit për të shtuar investimet kapitale dhe projektet afatgjata zhvillimore.

“Ne si prioritet e kemi të krijomë një diversitet në strukturën buxhetore dhe burrimet e financimit për ta shtuar masën dhe hapsirën për investime kapitale dhe projekte zhvillimore afatgjata. Në këtë drejtim në vazhdimësi po hulumtojmë mënyra të ndyshme të financimit për ta bërë një Çair më të zhvilluar, inovativ dhe konkurrues, Sipas informacioneve deri më tani, Maqedonia e Veriut ka përfituar vetëm rreth 12 milionë euro neto nga programet e Horizon-it që përbën vetëm 0.03% të shumës së përgjithshme të fondeve të disponueshme. Ky është një tregues i qartë se kemi hapësirë të madhe për rritje, dhe është koha që komunat tona, e sidomos Çairi, të marrin më shumë rol në këtë drejtim”, deklaroi Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments