-5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaPas Serbisë, edhe Zvicra ofrohet për takimin Trump-Putin

Pas Serbisë, edhe Zvicra ofrohet për takimin Trump-Putin

Donald Trump thotë se do të takohet me Vladimir Putin shumë shpejt, pasi të marrë zyrtarisht mandatin e dytë presidencial javën e ardhshme. Në një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike për median me pikëpamje konservatore të djathtë Newsmax, Trump tha se që në ditët e para të presidencës së tij do të përpiqet t’i japë zgjidhje një prej krizave më të rënda që ka shkaktuar ajo që ai e quajti “politikë e jashtme e tmerrshme” e pararendësit të tij Joe Biden.

Mediat amerikane citojnë pjesëtarë të stafit të presidentit të zgjedhur të kenë thënë se shumë shpejt do të ketë edhe një bisedë telefonike Trump-Putin, para se të përcaktohet zhvillimi i takimit.

Ende pa u folur për këto detaje, po diskutohet edhe vendi ku do të zhvillohet takimi. Serbia dhe Zvicra janë ofruar si vende organizatore të takimit. Megjithatë, problem mbetet urdhërarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ndaj presidentit rus, i cili akuzohet për krime ndaj të miturve në Ukrainë. Të dy vendet janë nënshkruese të marrëveshjes për këtë gjykatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments