Blinken thotë se SHBA ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me HTS, grupi rebel që udhëhoqi sulmin rrufe që rrëzoi qeverinë e Bashar al Asadit javën e kaluar.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi pas pjesëmarrjes në një samit për Sirinë në Jordani.
Blinken thotë se SHBA ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me HTS, grupi rebel që udhëhoqi sulmin rrufe që rrëzoi qeverinë e Bashar al Asadit javën e kaluar.
Sekretari i shtetit nuk dha detaje, por tha se ishte e rëndësishme që SHBA t’i përcjellë mesazhe grupit në lidhje me sjelljen e tij dhe se si synon të qeverisë gjatë një periudhe tranzicioni.
“Po, ne kemi qenë në kontakt me HTS dhe me palët e tjera,” tha Blinken.
Ai shtoi se “mesazhi për popullin sirian është ky: Ne duam që ata të kenë sukses dhe ne jemi të përgatitur t’i ndihmojmë ata ta bëjnë këtë”.
Blinken ndodhet në Jordani, ku gjatë ditës së sotme takoi zyrtarë nga Grupi i Kontaktit Arab dhe Turqia për të diskutuar të ardhmen e Sirisë.