6.2 C
Tetovo
E hënë, 3 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaPas propozimit për zhvendosjen e banorëve të Gazës në Jordani, Donald Trump...

Pas propozimit për zhvendosjen e banorëve të Gazës në Jordani, Donald Trump fton Mbretin Abdullah II, në Shtëpinë e Bardhë.

Pallati mbretëror jordanez njoftoi sot se Mbreti Abdullah II është ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 11 shkurt për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.Mbreti pranoi “një ftesë nga Presidenti Trump javën e kaluar”, thuhet në deklaratën e shkurtër të pallatit mbretëror.

Kjo ftesë vjen pas propozimit të presidentit amerikan për transferimin e banorëve të Rripit të Gazës në Jordani dhe Egjipt.

Donald Trump ka thënë se banorët e Gazës “mund të jetojnë në zona shumë më të sigurta dhe ndoshta shumë më të rehatshme”.

Propozimi i tij u dënua gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Amani dhe Kajro e kundërshtuan kategorikisht këtë ide, por të enjten Trump insistoi përsëri.

Mbreti Abdullah II, vendi i të cilit tashmë pret rreth 2.3 milionë refugjatë palestinezë, theksoi një ditë më parë se palestinezët duhet të qëndrojnë në tokën e tyre.

Ditën e djeshme Ministrat e Jashtëm arabë kundërshtuan  transferimin e palestinezëve nga territoret e tyre, duke paraqitur një qëndrim të unifikuar kundër Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili sugjeroi që Egjipti dhe Jordania të pranojnë banorë nga Rripi i Gazës.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një takimi në Kajro, ministrat e jashtëm dhe zyrtarët nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Autoriteti Palestinez dhe Liga Arabe thanë se një veprim i tillë do të kërcënonte stabilitetin në rajon, do të përhapte konfliktin dhe se do të minonte perspektivat për paqe.

“Ne riafirmojmë refuzimin tonë të (çdo përpjekjeje) për të rrezikuar të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, qoftë nëpërmjet aktiviteteve të vendbanimeve apo dëbimeve apo aneksimit të tokave apo përmes braktisjes së territoreve nga pronarët e tyre… në çfarëdo forme apo në çdo kusht apo justifikim.” thuhet në deklaratën e përbashkët, shkruane Reuters.

Në tekst, nënshkruesit theksojnë gjithashtu se presin me padurim të punojnë me administratën Trump me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

Takimi erdhi pasi Donald Trump tha javën e kaluar se Egjipti dhe Jordania duhet të marrin palestinezët nga Gaza, të cilën ai e quajti “një terren rrënimi” pas 15 muajsh të bombardimeve izraelite që kanë lënë mijëra të pastrehë. Kritikët thanë se ky propozim përbën spastrim etnik.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi hodhi poshtë të mërkurën idenë që vendi i tij të lehtësonte zhvendosjen e banorëve të Gazës dhe tha se egjiptianët do të dilnin në rrugë për të shprehur mosmarrëveshjen e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments