23.9 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmePas Prishtinës, presidenti shqiptar Bajram Begaj sot vjen në Shkup

Pas Prishtinës, presidenti shqiptar Bajram Begaj sot vjen në Shkup

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) ku mikpritëse është presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Gjithashtu Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe. Kreu i Shtetit shqiptar do të takohet me kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit. Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments