6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmePas një “pauze” dy-mujore u rikthyen kërcënimet e rreme për bomba, raportime...

Pas një “pauze” dy-mujore u rikthyen kërcënimet e rreme për bomba, raportime në Shkup dhe Tetovë

Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë email-e ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur mjet shpërthyes. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin. Raportime u regjistruan edhe në një shkollë në rrethinën e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 08.04.2025, dy shkolla në Shkup kanë raportuar në SPB Shkup se kanë marrë njoftim përmes emailit për gjoja vendosje të mjetit shpërthyes. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB.

Ndërkaq Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informoi se “në email adresën e një kolegji privat në fshatin Kamjan, është pranuar lajmërimi për një mjet shpërthyes”.

SPB Tetovë tha se bëhet fjalë për lajmërim të rremë.

Kujtojmë se më 7 shkurt, arritën më shumë se 240 raportime për bomba të vendosura në shkollat ​​në vend. Të gjitha raportimet ishin të rreme.

 27 shkurt, Policia ngriti kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi u denoncuan për rastin me dërgimin e kërcënimeve të rrejshme për bombë në shkollë.

Më datë 19.02.2025, të miturit e denoncuar nga celulari i një të miturit i kanë dërguar email me përmbajtje kërcënuese për një bombë të vendosur në dy shkolla (një fillore dhe një e mesme) në Shkup. Gjithashtu, me datë 21.02.2025, nga celulari i të miturit tjetër, kanë dërguar email me përmbajtje kërcënuese për një bombë të vendosur në dy shkolla (një fillore dhe një e mesme) në Shkup.

Kërcënime me bomba nëpër shkollat e RMV-së ka pasur vazhdimisht nga viti 2022 e këndej, por që rezultonin të rrejshme.

Kërcënimet me bomba kanë qenë gjithashtu të përhapura edhe në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments