10.5 C
Tetovo
E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmePas një muaji vonesë, punonjësit në Inspektoratin e Punës morën pagat e...

Pas një muaji vonesë, punonjësit në Inspektoratin e Punës morën pagat e tyre

Vonesa e pagave në Inspektoratin e punës qëndron në problem sistemik në softuerin kompjuterik, shprehet kreu i Sindikatës së pavarur Goran Ristevski. Ai shton se me periudhën e shkurtër kohore dhe ligjet e reja, institucionet nuk ishin në gjendje të lëshonin paga në kohë.

“Deri më tani, ato regjistroheshin me dorë që paga të mos vonohet, dhe vonohej. Tani, me programin e ri, punonjësit në Inspektoratin e punës dhe tregut do të përfshihen dhe nuk do të ketë vonesë. Këtu kemi shtesë page prej 30 për qind, sistemi i tyre i mëparshëm për kalkulimin e pagave në Ministrinë e ekonomisë nuk kishte shtesë të tillë dhe tani për ta vendosur këtë shtesë prej 30 për qind si nëpunës të autorizuar në sistem, nuk e pranon si të tillë dhe për këtë arsye pagat janë vonuar në të kaluarën”, deklaroi Goran Ristevski, kryetar i Sindikatës së pavarur të administratës shtetërore.

Ivan Peshevski nga LSМ, thotë se kur korrigjohet paga minimale, sistemi ndalon, por këtë herë punëdhënësit ishin të informuar në kohë për përllogaritjet, dhe nëse ata duan ta paguajnë pagën në kohë, nuk mund të fajësojnë ndonjë institucion të caktuar.

“Shikoni, në muajin mars zakonisht, kur korrigjohet paga minimale, sistemi vërtet ndalon, por nuk është për shkak të sistemit të vjetër, por ka njoftim të vonuar nga DAP-i, ku punëdhënësit duhet t’i rregullojnë përllogaritjet e tyre. Por këtë herë gjithçka është publikuar në kohë, dhe nëse dikush dëshiron ta paguajë pagën në kohë, nuk mund të fajësojë që ndonjë institucion ka sistem të vjetruar ose jo”, tha Ivan Peshevski – LSM.

Ndërkohë, sot, pas vonesës prej një muaji, punonjësit në Inspektoratin e Punës e morën pagën e tyre. Dje, ministri për Ekonomi dhe Punë, Besar Durmishi, tha se problemi i vonesës së pagave ishte për shkak të sistemit të mëparshëm të përllogaritjes së pagës, i cili, sipas autoriteteve, ishte i vjetër. Ai tha se ishte e nevojshme të ndryshoheshin të dhënat për shumë punonjës për të vendosur në funksion sistemin e ri, që të mund të lëshoheshin pagat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments