2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas “lutjeve” prej BDI-së, Vesel Memedi tërheq dorëheqjen, mbetet deputet!?

Pas “lutjeve” prej BDI-së, Vesel Memedi tërheq dorëheqjen, mbetet deputet!?

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi u krahasua edhe me Hasan Prishtinën kur vendosi të japë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe nga pozita e deputetit, për shkak se partisë së tij iu mor posti i ministrit për pushtet lokal.

Hapi i Vesel Memedit si duket më së paku i shkonte në favor BDI-së, për shkak se me tërheqjn e Memedit, ASH opozitare fitonte edhe një deputet, (Arta Toçi e ASH-së duhet të zëvendësojë kryetarin e RDK-së në bankat e Parlamentit).

Si duket për këtë arsye, deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka kërkuar nga Memedi të mendojë edhe njëherë lidhur me këtë vendim, kurse kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se Memedi ka kohë deri më 9 korrik të tërheqë vendimin.

Informacionet e fundit që vijnë nga tabori i RDK-së flasin se “lutjet” e BDI-së në adresë të Memedit kanë dhënë rezultate dhe se ai nuk do të largohet nga bankat e Parlamentit. Madje edhe dorëheqjet e ofruara nga drjtorët e RDK-së për momentin nuk do të pranohen.

Gazeta Lajm ka tentuar të kontaktojë kryetarin RDK-së për të marë ndonjë informacion shtesë zyrtar, mirëpo tentimet tona ishin të pasuksesshme./Lajm

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments