Pas publikimit të rastit social në TV 21 për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve Hamidi dhe Shabani nga fshati Bozofcë të Tetovës, gjatë ditës së sotme kanë arritur ndihmat e para nga shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit”.
Përfaqësuesit e shoqatës të cilët gjatë ditës kanë ndihmuar edhe familje të tjera, duke shpërndarë rreth 1500 pako ushqimore, vizituan nga afër edhe këto dy familje të cilëve u ndanë mjete finaciare dhe pako ushqimore.
Irfan Buçi, theksoi se qëllimi i shoqatës është që në këto ditë të vështira të ndihmohen sa më shumë familje dhe sado pak të zbutet situata e vështirë në të cilën ndodhen.
“E pamë të arsyeshme të vijmë tu ndihmojmë këtyre familjeve që I kishin kushtet e rënda. Është koha që ne të gjithë duhet të solidarizohemi dhe të ja shtrijmë dorën njëri tjetrit pasi që ka shumë raste të rënda në terren kur njerëzit s’kanë mundësi edhe të punojnë dhe ata nuk kërkojnë edhe ndihma dhe ne bashkërisht mundohemi që ti ndihmojmë dhe të bëhemi bashkë si në komuna, si në bashkësi lokale, si në qeveri, të bëhemi bashkë dhe ta tregojmë humanizmin ashtu siç jemi edhe ne si popull të shquar për humanizëm”, tha Irfan Buçi, vullnetar.
Falë aktivistëve humanitarë tani familja Hamidi që është edhe pa energji elektrike, për shkak të borxhit mbi 78 mijë denarë, ka edhe një numër telefoni ku donatorët mund të kontaktojnë dhe t’i drejtojnë ndihmat.
070 928 514 kryefamiljari Jamin Hamidi