-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas kronikës së TV21, 110-vjeçares i rikthehet kompensimi për përkujdesje nga personi...

Pas kronikës së TV21, 110-vjeçares i rikthehet kompensimi për përkujdesje nga personi tjetër

U deshtë të denoncojnë në Televizion, që 110-vjeçares Fekrije Loku t’i rikthehet e drejta për kompensimin për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër.

Pas kronikës së TV21, djali i Lokes është ftuar në Qendrën për Politikë Sociale në Tetovë dhe menjëherë i është rregulluar dokumentacioni që 110-vjeçarja muajin e ardhshëm të marrë paratë që i takojnë.

Nga Qendra për Punë Sociale thonë se problemi ka lindur pasi dokumentin që e kanë dërguar me postë nuk ka arritur deri te pala.

Gjatë së mërkurës, TV21 publikoi se 110-vjeçarja, edhe pse kishte një vendim pozitiv nga mjekët për të marrë ndihmë financiare, për rreth dy vjet nuk e shfrytëzonte këtë të drejtë. Ndërsa, ditë më parë, kishte pranuar një vendim se ajo ndihmë financiare nuk i takon./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments