Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarit e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz.John Ratcliffe, drejtori i CIA-s, ka deklaruar se Mike Waltz, këshilltari i sigurisë kombëtare, ka kërkuar “përmes aplikacionit një koordinim”.
“Një oficer i CIA-s nuk po vepronte në fshehtësi. Unë ndava emrin e një oficeri të CIA-s, që nuk ishte i fshehtë, plotësisht i hapur dhe i përshtatshëm, dhe që shpesh ka rol si koordinator midis Shtëpisë së Bardhë dhe stafit tim”, shpjegoi Ratcliffe.Ky koordinim ishte krijuar fillimisht nga këshilltari i sigurisë kombëtare për të siguruar një pikë kontakti dhe më pas do të kalonte në nivelin e lartë”, shtoi ai.
Komunikimet nga “niveli i lartë” janë të klasifikuara dhe transmetohen përmes sistemeve të sigurta të komunikimit.
Ratcliffe nënvizoi se biseda në aplikacionin Signal “nuk ishte e menduar si një zëvendësim për komunikimet e nivelit të lartë”, por ishte krijuar nga Mike Waltz për të siguruar pikat e kontaktit dhe ai beson se kjo është ajo që ndodhi.
Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarit e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz.
John Ratcliffe, drejtori i CIA-s, ka deklaruar se Mike Waltz, këshilltari i sigurisë kombëtare, ka kërkuar “përmes aplikacionit një koordinim”.
“Një oficer i CIA-s nuk po vepronte në fshehtësi. Unë ndava emrin e një oficeri të CIA-s, që nuk ishte i fshehtë, plotësisht i hapur dhe i përshtatshëm, dhe që shpesh ka rol si koordinator midis Shtëpisë së Bardhë dhe stafit tim”, shpjegoi Ratcliffe.
“Ky koordinim ishte krijuar fillimisht nga këshilltari i sigurisë kombëtare për të siguruar një pikë kontakti dhe më pas do të kalonte në nivelin e lartë”, shtoi ai.
Komunikimet nga “niveli i lartë” janë të klasifikuara dhe transmetohen përmes sistemeve të sigurta të komunikimit.
Ratcliffe nënvizoi se biseda në aplikacionin Signal “nuk ishte e menduar si një zëvendësim për komunikimet e nivelit të lartë”, por ishte krijuar nga Mike Waltz për të siguruar pikat e kontaktit dhe ai beson se kjo është ajo që ndodhi.
Në përgjigje të pyetjes nëse kishte detaje mbi armët dhe oraret, Ratcliffe tha “Jo, sipas dijenisë sime”.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka asgjë që mund të quhet skandal.