2 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaPas fitores, flet Friedrich Merz: AFD u ndihmua në zgjedhje nga Musk....

Pas fitores, flet Friedrich Merz: AFD u ndihmua në zgjedhje nga Musk. Do kemi qeveri të re brenda prillit

Në një debat televiziv, fituesi i zgjedhjeve gjermane, lideri i CDU-së Friedrich Merz theksoi se prioriteti i tij kryesor është të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar pavarësi nga Shtetet e Bashkuara, sidomos në fushën e mbrojtjes.

Ai shprehu shqetësimin e tij pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, duke thënë se qeveria amerikane nuk ka interes për Evropën. Në lidhje me ndikimin e Elon Musk në zgjedhjet gjermane, Merz e quajti mbështetjen ndaj partisë AfD “drastike” duke e krahasuar me ndërhyrjen e Rusisë në të kaluarën.

Ndërsa Merz po përgatitet për të formuar qeverinë si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë, ai u pyet për shpejtësinë e krijimit të një qeverie të re.

Ai theksoi se do të jetë “e vështirë” të formohet një qeveri, por e pranoi se kjo ishte diçka që pritej së shpejti. Megjithatë, ai shtoi se është i sigurt se do të arrihet formimi i një qeverie deri në Pashkë, në prill. “Evropa pret që ne të kemi një qeveri të fortë shumë shpejt,” theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments