Çmimi i energjisë elektrike do të rritet. Informacionet jozyrtare thonë se ESM ka bërë ofertë për t’ia shitur rrymën furnizuesit universal për 5 për qind më shumë, pra nga 57 euro që janë aktualisht, çmimi për megavat orë do të rritet në 60 euro.
Se cilat do të jenë faturat e qytetarëve do të dihet pas dy javësh.
Ankandi është në datën 20 dhe vendimi për çmimin e ri do të merret në fund të qershorit.
Gjithashtu, sipas informacioneve, ESM nuk do të mbulojë 100% të nevojave, por njëzet për qind më pak.
Në ndërkohë, qytetarët po përballen edhe me rritje të çmimit të bukës.
Sipas çmimeve të reja, produktet ushqimore bazë janë rritur si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë në tregjet botërore.Prodhuesit e bukës theksojnë se u detyruan të rrisin çmimet 10 % për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove të prodhimit, përfshirë çmimin e miellit dhe energjisë elektrike. Kjo rritje çmimi, sipas tyre, është e nevojshme për të ruajtur cilësinë e produkteve dhe për të siguruar funksionimin normal të objekteve prodhuese.