10.8 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmePas Bosnjës, stuhia godet Kroacinë, rrugët shndërrohen në lumenj

Pas Bosnjës, stuhia godet Kroacinë, rrugët shndërrohen në lumenj

Stuhia dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Kroacinë, duke shkaktuar përmbytje të shumta në disa pjesë të bregdetit dalmat.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencave janë thirrur në disa operacione për të pastruar rrugët nga pemët e rrëzuara, si edhe për të ndihmuar në heqjen e ujit nga bodrumet dhe qilarët e përmbytur të shumë ndërtesave.

Reshjet e kohëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumenjtë Kupa dhe Sava, ndërsa masa për përballimin e situatës janë ndërmarrë edhe në zona më qendrore të vendit.

Më herët gjatë kësaj jave, edhe Bosnja u përfshi nga reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje masive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments