2.1 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBotaPas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Irani ka goditur me raketa Izraelin disa orë pas operacionit të përbashkët mes Izraelit dhe SHBA-së ndaj Teheranit.

Policia njofton se ka marrë raporte për rrëzimin e fragmenteve të raketave në disa zona të qendrës së Izraelit, pas sulmit me raketa balistike nga Irani. Nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme materiale, sipas policisë.

Policia e Autoritetit Palestinez gjithashtu raporton rrëzimin e copëzave të raketave në katër vende të ndryshme në Bregun Perëndimor që nga mëngjesi, pa të lënduar.

Zonat e prekura janë Hebroni dhe Betlehemi në jug, Ramallahu në qendër dhe Nablusi në veri. Policia ka bërë thirrje që palestinezët të shmangin tubimet publike, të qëndrojnë në vendet e sigurta, të largohen nga objekte të dyshimta dhe t’i raportojnë ato pranë autoriteteve.

Ndërkohë, Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Mustafa, ka shpallur një gjendje “alarmi ma

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi gjithashtu një valë të re sulmesh me raketa ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments